Tech

Samsung sjell telefonin që përkrah 5G

Galaxy S10 ose Note10 do të jenë pajisjet e para të cilat kompania Samsung do t’i sjellë në treg që do të përkrah 5G gjatë vitit 2019.

Kjo është bërë e ditur nga ueb faqja Trusted Review, sipas së cilës Galaxy Note 10 ka shansin më të mirë që të jetë telefoni i parë me rrjetin 5G, transmeton KP.

Ndryshe, Qualcomm dhe Samsung kanë njoftuar një partneritet strategjik dhe megjithëse kjo marrëveshje duket interesante në vetvete, mund të ketë një ndikim serioz në tregun Android, sidomos në linjën Samsung.