Tech

Lansohet Oppo A71 (2018)

Oppo A71 është prezantuar në muajin shtator të vitit të kaluar, por duke se ishte një model me jetë të shkurtër. Kjo është për shkak se sot Oppo A71 (2018) është lansuar në Pakistan, para lansimit në Indi.

A71 (2018) është shumë i ngjashëm me paraardhësin, por vjen me disa avancime, transmeton Koha.net. Vjen me këto specifika të njëjta sikur të paraardhësit: ekran 5.2-inç me rezolucion prej 720 pikselë, 16 GB memorie të brendshme, dy SIM kartela, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë si dhe me baterinë prej 3,000 mAh. Madje ka edhe dimensionet e njëjta: 148.1 x 73.8 x 7.6 mm, si dhe me peshë të njëjtë prej 137 gramë.

Risia te versioni i 2018-ës është procesori Snapdragon 450, që zëvendosoi MediaTek MT6750. Procesori SoC i Qualcommit me tetë bërthama Cortex-A53 vjen me grafikën Adreno 506.

Ky procesor është në kombinim me 2 GB RAM memorie te Oppo A71 (2018) dhe telefoni punon me sistemin operativ ColorOS 3.2 i bazuar në Android 7.1 Nougat. Po ashtu, telefoni i ri vjen me version të ri të ndërfaqes së përdoruesit (UI).

Sipas uebfaqes zyrtare të kompanisë, kjo nënkupton se mund të përdorni teknologjinë “AI Beauty Recognition Technology” të Oppos, e cila është e “bazuar në një bazë të të dhënave globale për fotografi që shërben si një fotograf me përvojë, i cili njeh bukurinë tënde dhe do të ofrojë një efekt më të bukur të mundshëm për ju”.

Oppo A71 (2018) do të ofrohet në version me ngjyrë ari dhe të zezë. Çmimi i tij në Pakistan është rreth 144 euro.