Tech

Canhasi tregon pse Zuckerberg bëri ndryshime në Facebook

[21:04] Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi në Rubikon të KTV-së foli për ndryshimet e fundit të rrjetit social Facebook.

“Mark Zuckerbergu ka parë që njerëzit kanë vazhduar të shkojnë në Instagram, Twitter, WhatsApp e rrjete të ngjashme dhe ka ndërmarrë këto kritere në mënyrë që të mos humb audiencën që e ka Facebooku”, tha Canhasi.

Ai, po ashtu, përmendi se “secili prej neve kur shkruajmë diçka në internet, secili prej neve kemi krijuar grupe dhe atë link e bëjmë share në grup, ajo ndikon në algoritëm”, ka thënë Canhasi.

Canhasi tha se Facebook po kërkon tashmë një njohës të gjuhës shqipe, i cili do të kontrollojë këto portale apo lajme.

Për më tepër shikoni videon.


“Fokusi i së ardhmes do të jetë cilësia e produktit, qoftë biznes apo lajm”

[20:41] Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Gjirafa, Mërgim Canhasi në Rubikon të KTV-së duke folur për ndryshimet nëpër të cilat po kalon rrjeti social Facebook dhe ndikimin e internetit në ditët e sotme, ka thënë se fokusi i së ardhmes do të jetë cilësia e produktit, qoftë biznes apo lajm.

“Ka të bëj me çfarë vlere po shton te konsumatori, çfarë kualiteti po i ofron një personi që po ndikon pozitivisht me u rrit biznesi apo produkti, qoftë te lajmi apo diçka tjetër. Jo ku unë mendoj po kur të tjerët po mendojnë. Besoj se në të ardhmen fokusi është aty. Mendoj te cilësia dhe vlera e shtuar që bëhet te qytetari, aty do të jetë ndryshimi më i madh”, ka thënë ai.

“Ne në Gjirafa fillimisht kemi sjell produkte që nuk janë gjendur në treg, mirëpo nuk mund të bëjmë një gjë të tillë nëse të njëjtat produkte gjenden në treg. Pra, konstant duhet adaptimi në këtë vlerën e shtuar”, shtoi tutje Cahani.

Image

Ndryshimet e Facebookut favorizojnë mediat e besueshme

Në emisionin Rubikon të KTV-së është duke u diskutuar për jetën tonë të transformuar nga interneti si dhe për ndryshimet e fundit që ka bërë rrjeti më i madh social Facebook.

Të ftuar në emision janë Endrit Berisha – Koha.net, Mërgim Canhasi – Gjirafa, Astrit Gashi – Gazeta Blic, Blerta Thaçi – Open Data Kosovo dhe Valon Canhasi – Hallakate.

Duke folur për këto ndryshime, Endrit Berisha nga Koha.net, ka thënë se këto ndryshime janë të mirëseardhura për të gjitha gazetat online.

“Natyrisht, kanë qenë të mirëseardhur edhe për Koha.net për shkak se me këto kushtëzime, ne si portal mund të vazhdojmë të mbajmë besimin e lexuesve sikur deri më tash”, tha ai.

Në vazhdim, Berisha theksoi se këto ndryshimet në fakt i kemi parashikuar dhe masa të ngjashme i kemi marrë përsipër pak a shumë edhe para se Mark Zuckerbergu t’i fuste në zbatim.

“Kemi parashikuar se mund të ndodhin kushtëzime prej Facebookut dhe kemi mbajt besimin e njerëzve. Këto ndryshime neve në fakt na kanë gëzuar. Këto ndryshime në fakt i kanë gëzuar mediat prestigjioze, shembull BBC del më lart në News Feed se sa Dailymail”, ka thënë Berisha.

Ai theksoi se këto ndryshime kanë bërë që portalet të paguajnë më shumë në mënyrë që të kenë hapësirë më të madhe apo dukshmëri më të madhe në News Feed.

Image