Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google futet në “luftën” e video-lojrave

Google mund të futet së shpejti në “luftën” e video-lojrave, duke u bërë rival i Playstation, Xbox dhe Nintendo.

Kompania aktualisht po konkurron Applen dhe Androidin me celularin Pixel dhe është futur në treg me laptopin Pixelbook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megafirma, sipas ekspertëve, po përgatitet për një konsolë video-lojrash që quhet Googlebox, duke qenë se ka punësuar veteranin e industrisë së kësaj fushe, Phil Harrison. Ai do të marrë rolin e zëvendëspresidentit dhe menaxherit të përgjithshëm, transmeton tch. Më parë, Harrison ka qenë për 15 vite kreu i departamentit të lojrave te Sony dhe ka qenë pjesë kryesore e zhvillimit të PlayStation.

Ekspertët e industrisë besojnë se Google do të prezantojë shumë shpejt një konsolë të re, ndoshta në Konferencën e Zhvillimit të Lojërave.