Tech

Fillojnë para-porositë e kamerës së vogël të Googlet

Disa muaj më parë, në ngjarjen për hardverë “Mady by Google”, gjiganti i kërkimit ka zbuluar një produkt të ri të quajtur Clips, një kamerë e cila përdoret për të identifikuar fytyrat, shprehjet dhe ndriçimet për të incizuar automatikisht klipe të shkurtra për ju, apo për të ‘ngrirë’ një klip në mënyrë që të ruani një fotografi me rezolucion të lartë. Tani, Google ka bërë të ditur se ky produkt është në dispozicion për para-porositje për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Kamera e vogël e Googlet, Clips, kushton 249 dollarë, transmeton Koha.net. Para-porositë për të tashmë kanë filluar, ndërsa dërgesat do të fillojnë më 1 mars. Çmimi i kësaj kamere ndoshta pak është shtrenjtë, por pasi që është si kategori e re e kamerave me gjithë funksionet që i ka, njerëzve mund t’iu duket çmimi i arsyeshëm.

Image

Google Clips ka hapësirën e brendshme prej 16 GB për të ruajtur fotografitë e juaja, të cilat mund t’i mbani apo shpërndani nga telefoni mobil i juaji. Po ashtu, vlen të përmendet se kjo kamerë e vogël nuk e incizon zërin dhe ka jetëgjatësinë e baterisë vetëm tre orë.