Nën-brendi Nubia i kompanisë ZTE, sot ka zbuluar tre smartfona të rinj – M2, M2 Lite dhe N2 - të cilët së pari do të jenë në dispozicion në Kinë.
Smartfonët Nubia M2, M2 Lite dhe N2 kanë shumë ngjashëm por me disa dallime të vogla, për shembull në harduer. M2 fillon me çmim prej 390 dollarë, M2 Lite 260 dollarë, si dhe N2 290 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNubia M2 ka ekran 5.5-inç Full HD AMOLED, butonin fizik “Home” në të cilin është i integruar edhe sensori për gishtërinj, procesor Snapdragon 625, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 ose 128 gigabajt memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,630 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky smartfon i ri vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë.
Modeli M2 Lite ka dizajn të ngjashëm, por vjen me ekran me rezolucion prej 720 pikselë, procesor MediaTek Helio P10, 3 ose 4 GB RAM, baterinë prej 3 mijë mAh, si dhe vetëm kamerën e pasme.
Ndërkaq, modeli Nubia N2, i cili është pasardhës i Nubia N, vjen me ekran 5.5-inç AMOLED me rezolucion Full HD, procesor MediaTek MT6750 me tetë bërthama, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme. Po ashtu, vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, si dhe me baterinë prej 5 mijë mAh.