Tech

Në Kosovë lansohet versioni elektrik i lojës së famshme nëpër fletore të matematikës

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zombie Soup Games, kompani kosovare për zhvillim e lojërave për pajisje mobile, ka lansuar versionin elektronik të lojës së famshme të cilën nxënësit e luajnë nëpër fletoret e matematikës.

“Dots and Boxes” është një lojë të cilën e kemi përjetuar të gjithë në të kaluarën, duke vizatuar katrore brenda fletoreve të matematikës dhe duke shënuar pika ose x brenda tyre, e të cilat kanë simbolizuar ikonën e njërit apo tjetrit lojtar.

Edhe pse tingëllon e thjeshtë, Zombie Soup Games ka krijuar disa veçori të ndryshme që mundësojnë turnire me lojtarë anembanë botës apo gara një me një. Gjithashtu, lojtarët mund të fitojnë pikë dhe valuta virtuale brenda lojës, të cilat i ndihmojnë të rritet në rankim dhe të jetë i gatshëm për sfida të reja. Sa më mirë që performon lojtari, aq më shumë pikë do të pranojë.

“Wired Pixel” do të lansohet fillimisht për platformën e Apple, ndërsa më pas do të lansohet në platformën e Google dhe në web, duke iu mundësuar lojtarëve të pajisjeve të ndryshme që të sfidojnë njëri tjetrin në moduest e ndryshme që ka loja.

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu