Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google me qendër kërkimi në Evropë të destinuar për inteligjencën artificiale

Gjiganti amerikan i internetit, Google do të hapë një qendër të kërkimit bazik në Francë, e destinuar për inteligjencën artificiale, njoftoi sot grupi me rastin e një takimi të kreut të tij me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo qendër e kërkimit bazik, e treta nga ky grup pas Mountain View (SHBA) dhe Cyrih (Zvicër), do të vendoset në sheshin parisian, që do të shtrihet në 6000 metra katrorë për t’u kthyer në një kampus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arritjet e ndryshme të vendit në fushat e shkencës, të artit apo edhe në fushën akademike e bëjnë atë një vend ideal për krijimin e një qendre të kërkimit bazik mbi inteligjencën artificiale”, ka theksuar shefi i Google-it, Sundar Pichai.

Paralelisht, Google do të rrisë numrin e të punësuarve në Francë nga 700 në 1000 persona, gjithmonë në kryeqytet.

Një tjetër gjigant i internetit, Facebook, kishte njoftuar më herët qëllimin për të dyfishuar kërkuesit në qendrën e tij për inteligjencën artificiale, krijuar në vitin 2015 në Paris, që do të arrijë nga 30 në 60.