LG prezanton monitorin e ri 27-inç me rezolucion 4K

LG prezanton monitorin e ri 27-inç me rezolucion 4K

21 janar 2018 14:33

Kompania e njohur LG ka prezantuar monitorin e saj të ri 27-inç me rezolucion 4K HDR, 27UK650-W.

Me dizajn specifik me tre anë, monitori i ri 27-inç IPS LED-backlight, i cili mbështet veçorinë standarde HDR 10 – që nënkupton arritjen e ngjyrave të gjalla dhe natyrore me kënde të gjera të shikimit, ka mbështetje për rezolucionin prej 3840 x 2160 pikselë, transmeton Koha.net.

Monitori i ri ka kontrast në raport 1000:1 (5,000,000:1 DCR), ndriçim prej 350 cd/m2, kohën e përgjigjes prej 5ms (GTG) dhe kënd-shikimet prej 178/178 shkallë. Po ashtu, për reduktimin e djegies së syve gjatë punës afatgjate, monitori përdor teknologjinë “Flicker-Free” dhe funksionin “Blue Light Reduction”.

Gjithashtu, monitori i ri i LG-së ofron 99 për qind mbulesë për ngjyrat sRGB, gjë që i bie të jetë zgjidhja e mirë për fotografët profesionistë, dizajnerët grafikë apo për këdo i cili kërkon cilësi të lartë të ngjyrave.

Monitori 27UK650-W vjen me dy porte HDMI dhe një port për DisplayPort.

LG 27UK650-W do të fillojë të shitet nga 26 janari me çmim prej rreth 627 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme