Shumë shpejt Apple do të heqë tiparin që ngadalëson iPhonat

Shumë shpejt Apple do të heqë tiparin që ngadalëson iPhonat

18 janar 2018 13:31

Shefi i Apple, Tim Cook prapë u ka kërkuar falje konsumatorëve të firmës dhe ka premtuar se do të rregullojë internacionalisht ngadalësimin e iPhonëve.

Përdoruesit e smartfonëve të prekur, për të cilët edhe vetë firma ka pranuar se ngadalëson me qëllim, shumë shpejt do të mund ta ndalin këtë tipar, transmeton koha.net.

Cook ka thënë se tipari për ngadalësim ishte bërë për të parandaluar ndaljen e tyre në mënyrë të papritur e jo të shtyjë përdoruesit që të blejnë një të ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme