Prezantohet koncepti që shndërron smartfonat në laptop

Prezantohet koncepti që shndërron smartfonat në laptop

13 janar 2018 15:09

Projekti “Linda” i kompanisë Razer është një koncept i laptopëve futuristike i cili është prezantuar në javën e teknologjisë - CES 2018.

Pjesa e cila përdoret në vend të mausit te ky laptop është aq e madhe saqë ka hapësirë sa për një telefon Android të Razerit me ekran të madh.

Projekti “Linda” është një laptop në të cilin mund të inkuadroni telefonat më të rinj të kompanisë Razer, transmeton Koha.net. Telefonat e Razerit përmes këtij projekti mund të shndërrohen në një laptop me ekran 13.3-inç.

Projekti “Linda” vjen me një “Power Bank” (bateri shtesë) të integruar për karikimin e telefonit, portin për kufje, kamerën, altoparlantët, portin për USB si dhe disa karakteristika të tjera të cilat priten nga një laptop tipik i Razerit.

Pa dyshim, projekti “Linda” është një produkt për përdoruesit e veçantë, duke marrë parasysh se kërkon posedimin e telefonave të Razerit, por edhe në formën e tij si prototip paraqet një ide të mirë për smartfonët e ardhshëm që mund të shndërrohen në laptop.

Projekti “Linda” është ende në fazën eksperimentale dhe aktualisht nuk informacione në lidhje me datën e lansimit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme