Tech

Kështu do të duket LG G7

Descriptive Text

Smartfoni më i ri i avancuar i kompanisë LG do të quhet G7 dhe pritet të fillojë të shitet nga muaji prill i këtij viti.

Tani, në internet është publikuar një fotografi e cila shfaq pamjen e këtij smartfoni të ri të LG-së, transmeton Koha.net. Duke u bazuar në fotografinë e publikuar, skajet e pjesës së lartë dhe të poshtme të smartfonit janë shumë më të holla sesa të LG G6 ndërsa skajet anash nuk do të ekzistojnë fare.

Gjithashtu, fotografia zbulon se LG G7 do të vijë me një ekran më të madh sesa të G6, me ekran FullVision dhe raportin e ekranit 18:9 si dhe do të vijë me dy kamera për ‘selfie’.

Shihet, po ashtu, se anën e majtë anash të smartfonit janë të vendosura dy butonët që sigurisht janë për rritjen/uljen e zërit, ndërsa butoni “Power” vazhdon të qëndrojë në pjesën e pasme të telefonit.

Nëse LG e lanson G7 në tremujorin e dytë të 2018-ës, pritet të vijë me procesor Snapdragon 845 dhe veçorinë Quick Charge 4.0 për karikim të shpejtë të baterisë. Ndër specifikat tjera, përmendet se LG G7 do të vijë me skanerin për sy për hapur aplikacionet kyçe.

Image