Tech

Samsung konfirmon zbulimin e Galaxy S9 në MWC 2018

Descriptive Text

Kohëve të fundit është raportuar se gjenerata e re e serisë “Galaxy S” e Samsungut do të zbulohet në muajin shkurt në “MWC 2018” (Kongresi Botëror i Celularëve”), i cili do të mbahet nga 26 shkurt deri më 1 mars, dhe tani gjiganti i teknologjisë e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Presidenti i biznesit të celularëve të Samsungut, DJ Koh, zbuloi këtë informacion në javën e teknologjisë “CES 2018”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai tregoi se data e lansimit për serinë e pajisjeve Galaxy S9 do të njoftohet gjatë prezantimit në muajin shkurt në “MWC 2018”.

Seria e vitit të kaluar, Galaxy S8/S8+, është zbuluar në një ngjarje të veçantë në muajin mars, ku shitjet i ka filluar në muajin prill. Duke u bazuar në këtë, edhe seria e re Galaxy S9 pritet të lansohet diku ka marsi.