Tech

Samsung Galaxy A8 (2018) arrin në Evropë

Pas disa tregjeve, Samsung Galaxy A8 (2018) tani është lansuar edhe në Evropë.

Ky smartfon aktualisht është listuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë në Holandë me çmim prej 499 euro, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, modeli tjetër – Galaxy A8+ (2018) nuk është listuar në këtë uebfaqe dhe gjasat janë të vogla që kjo pajisje të arrijë në kontinentin e vjetër.

Image

Gjithashtu, modeli Galaxy A8 (2018) me ngjyrë të kaltër është duke munguar por kjo është ndoshta për shkak se do të arrijë më vonë. Tregjet tjera evropiane së shpejti pritet të furnizohen me këtë smartfon.

Galaxy A8 (2018) dhe A8+ (2018), po ashtu, nesër pritet të lansohen edhe në Indi.