Tech

Google shet më shumë se 6.8 milionë zmadhues zëri për Vitin e Ri

Beteja e Google për të konkurruar me Amazonin në tregun e zmadhuesve të mençur të zërit është duke marr hov.

Shefi i produktit, Rishi Chandra ka zbuluar se Google ka shitur më shumë se një pajisje “Home Smart Speaker” për çdo sekondë që nga tetori i 2017-ës, transmeton koha.net.

Sipas një kalkulimi të Business Insider, Google ka shitur së paku 6.8 milionë pajisje ‘Home’ gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Google tani shet tre opsione të pajisjeve Home, njëri origjinal Home, tjetri Home Max dhe Home Mini, por nuk ka treguar se cila është shitur më shumë.

Zmadhuesit e mençur të zërit, përdor zërin për të marr komanda si dhe jep informacione të ndryshme me zë për përdoruesit, lëshon muzikë e thuhet se shumë shpejtë mund ti zëvendësoj kompletë smartfonët.