Apple do ta blejë Netflix-in?

Apple do ta blejë Netflix-in?

03 janar 2018 12:59

Analistët e Citi besojnë se ka një shans prej 40 për qind që Apple mund të blejë Netflix-in popullor, pas vendimit të fundit në SHBA për të shfuqizuar taksën e korporatave.

Apple qëndron ulur” mbi 252 miliardë dollarë para të gatshme dhe gati 90 për qind e tyre është jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Analistët besojnë se Apple do të ketë nevojë vetëm për një të tretën e këtyre parave për të financuar blerjen e Netflix. Edhe pse e gjithë kjo ka kuptim në letër, nuk ka asgjë për të sugjeruar që Apple madje e ka konsideruar idenë e blerjes së Netflix.

Apple ka kohë që po përpiqet të përshtatet në fushën e video streaming në internet dhe blerja e Netflix do t'i japë kompanisë një avantazh të madh në treg.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme