Si ta dini nëse duhet ndërruar baterinë e iPhonet

Si ta dini nëse duhet ndërruar baterinë e iPhonet

01 janar 2018 23:46

Apple planifikon në fillim të vitit 2018 të përditësojë softuerin e iPhone me veçori të reja, të cilat do t’ju njoftojnë nëse bateria juaj është shkaku që pajisja të ketë performancë më të dobët.

Tash për tash ju mund të verifikoni iPhone tuaj nëse ka probleme me bateri, duke shkuar në opsionin Settings pastaj në Battery. Atje ju mund të shikoni mesazhin i cili thotë se “bateria e iPhonet tuaj ka nevojë për riparim”, transmeton KP.

Nëse dëshironi informacione shtesë mbi baterinë tuaj, mund të shkarkoni një aplikacion për informacionin e baterisë si Battery Life nga App Store ose Coconut Battery nëse keni Macbook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme