Përgjigjet Samsungu për çështjen e baterisë së Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8+

Përgjigjet Samsungu për çështjen e baterisë së Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8+

01 janar 2018 12:28

Javën e kaluar është raportuar se disa Galaxy Note 8, Galaxy S8+ dhe Galaxy Tab S3 të Samsungut kanë probleme me baterinë, nuk mund të rikarikohet kur është në 0 për qind.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, duke thënë se vetëm ka pranuar disa raportime të tilla dhe se ende është mbledhur informata, transmeton Koha.net.

“Natyrisht, Samsung është duke i marrë seriozisht të gjitha këto raportimet, ne kemi pranuar një numër të vogël të kërkesave të konsumatorëve e cilat mund të kenë lidhje me menaxhimin e karikimit, dhe fatkeqësisht mund të komentojmë në lidhje me këtë çështje vetëm kur do të kemi informacionet më të detajuara. Nëse keni ndonjë pyetje rreth pajisjes tuaj, ju lutem kontaktoni Shërbimin e Samsungut për Klientë në numrin 061967755566. Koha e shërbimit: E hëne deri të premten: 8:00 – 21:00, dhe të shtunën nga ora 9:00 – 17:00 ose në http://www.samsung.com/de/info/contactus.html”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga Samsung.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme