Pas ankesave të shumta nga përdoruesit se iPhonët e vjetër me bateritë me kapacitet të ulët ishin duke u ngadalësuar gjatë punës, Apple zyrtarisht ka konfirmuar se qëllimisht ngadalësonte telefonat e vjetër me degradimin e baterive pas një periudhe kohore.
Lexoni edhe:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApple kërkon falje për ngadalësimin e iPhonëve të vjetër, ofron zëvendësimin e baterive për 29$
Shumica e njerëzve janë duke pyetur nëse edhe prodhuesit e tjerë të smartfonëve kanë vepruar njëjtë, transmeton Koha.net. Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka konfirmuar se smartfonët e saj nuk ngadalësohen me bateritë e vjetra.
Samsung, kategorikisht ka thënë se nuk dobësohet performanca e procesorëve përmes përditësimit të softuerit gjatë ciklit jetësor të smartfonit. Ajo ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilin thuhet:
“Cilësia e produktit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti kryesor i Samsung Mobile. Ne ju sigurojmë jetëgjatësi të gjatë të baterisë së pajisjeve mobile të Samsungut përmes masave shumë-shtresore të sigurisë, të cilat përfshijnë algoritmet e softuerit që rregullojnë karikimin aktual të baterisë dhe kohën e karikimit të baterisë. Ne nuk e dobësojmë performancën e procesorit përmes përditësimeve të softuerit gjatë ciklit jetësor të telefonit”, përcjell Koha.net.