Balija: Kriptovaluta është eufori e qytetarëve në Kosovë

Balija: Kriptovaluta është eufori e qytetarëve në Kosovë

28 dhjetor 2017 21:01

Kriptovaluta nuk është asgjë tjetër veçse eufori aktuale e qytetarëve dhe interesant për momentin. Duke qenë se është edhe anonime, drejtori i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija në Rubikon të KTV-së, ka konsideruar se edhe termi ‘valutë’ është e ekzagjeruar.

“Mendoj se si term ‘valutë’ është e zgjeruar. Është mjet i tregtueshëm në internet. Po krijon vlerë si shkak i një euforie. Është vlerë artificiale dhe e fuqizuar me eufori të popullatës, qytetarëve. Si në Kosovë ashtu edhe në shumë vende tjera e kanë të njohur vetëm një valutë. Nuk njihet si valutë por si mjet i tregtueshëm në internet”, ka thënë ai.

Banka Qendrore e Kosova vazhdon të mos e njoh valutën digjitale. Madje e konsideron të rrezikshme dhe bën thirrje që të mos përdoret. Nga zëvendësguvernatori i BQK-së, Lulzim Ismajli, kriptovaluta vazhdon të jetë ilegale.

“Ne kemi dashtë të tërheqim vëmendjen sepse investimet në të mund të humbin dhe nuk ka autoritet që i garanton apo i kthen... Ne nuk e njohim dhe nuk është e rregulluar me ligj”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme