Thjeshtësimi i të bërit pagesë ishte qëllimi i vetëm i kriptovalutës. Nëse i referohemi Bitcoinit, jostablitieti që ka tani vjen si rrjedhojë e kërkesës së madhe në treg dhe pse është diçka e re.
Ermal Sadiku, specialist i kriptovalutës në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk mund të stabilizohet deri sa të kalojë edhe një kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bitcoin nuk është zbuluar për të bërë biznes. Nuk është qëllimi për të fituar, por të bëj një mënyrë për të decentralizuar mënyrën e pagesës. Është bërë investim sepse është në momentet e para dhe shumë janë duke i besuar. Një vit më parë vlera e një bitcoini ka qenë nën 1000 euro. Vlera do të bie, do të hip, do të bie dhe do të hip. Derisa nuk stabilizohet dhe kalon një kohë”, u shpreh Sadiku.
Ai tha se duhet të llogaritet që mund të bie e tëra.
“Është shumë e vështirë t’i caktohet vlerë. E para është anonim dhe e dyta është me shpërnda edhe e treta është i shpejt në përdorim, është më i shpejt sesa bankat. Tash me bë një transfer në Amerikë të bën dy ditë njëjtë si t’i hipësh aeroplanit e t’i dërgosh. Njerëzit janë lodhur dhe po duan ta fuqizojnë një mënyrë tjetër”, ka thënë ai.