Pavarësisht investimit të madh, telefonat e kompanisë HTC nuk marrin të njëjtin nivel vëmendjeje si ata të Apple-it apo Samsungut.
Gjatë disa viteve, kompania tajvaneze po përpiqet të ruajë veten në botën e telefonave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke pasur parasysh të gjithë këtë, nuk është lajm i papritur që HTC planifikon të reduktojë më tej portofolin e saj në 2018, transmeton kp.
Raporti i DigiTimes zbulon se kompania planifikon të përqendrohet në vetëm një telefon premium dhe disa modele mesatare vitin e ardhshëm.
Një nga këto telefona mund të prezantohet gjatë konferencës së CES 2018, ku mund të shohim një model më të fundit të HTC U11 +. HTC nuk është i vetmi në fokusimin në fusha tjera. Sony po ashtu ka ulur fokusin e tij në tregun e SHBA-së, Kinës dhe Indisë.