Shefi i Apple-it fitoi më shumë se 100 milionë dollarë më 2017

Shefi i Apple-it fitoi më shumë se 100 milionë dollarë më 2017

28 dhjetor 2017 09:26

Në vitin fiskal 2017, shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook, ka fituar pagë 3.06 milionë dollarë plus 9.33 milionë dollarë në bonuse dhe vlerë të aksioneve prej 89.2 milionë dollarëve për përfitim total prej 102 milionë dollarë.

Sipas “Bloomberg”, përpos Cookut shuma të mëdha kanë fituar edhe zyrtarët e lartë si Luca Maestri, Angela Ahrendts, Johny Srouji, Dan Riccio dhe Bruce Sewell që fituan nga tre milionë dollarë bonuse. Secili arritën përfitime prej rreth 24 milionë dollarëve.

Sipas një njoftimi të kompanisë, tani shefi i Apple duhet të udhëtojë me aeroplan privat për shkak të çështjeve “biznesore dhe personale”.

Kjo politikë ishte vendosur në vitin 2017 për shkak “të sigurisë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme