Tech

Arrin seria e re e procesorëve AMD Ryzen 400

Versioni i përditësuar i gjeneratës së parë të procesorit Ryzen pritet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Edhe pse procesorët e rinj me siguri do të jenë në përputhje me procesorët e serisë 300, AMD do t'u japë partnerëve të saj një mundësi për të rifreskuar ofertën e tyre me procesorët e serive X470, B450 dhe A420.

Zen + / Ryzen 2000, i njohur edhe si Pinnacle Ridge, është një përmirësim prej 12nm në Zen1, transmeton ksp. Priten shpejtësi më të larta dhe efikasiteti më i mirë i përdorimit.

Nga ana tjetër, Zen2 mund të përdoret për serinë Ryzen 3000.

Platforma Promontory, emri i kodit për serinë e procesorëve të Summit Ridge 300, u rendit në bazën PSI-SIG në janar të 2016-ës. Megjithatë, për herë të parë, ajo u rendit si emri i kodit për procesorët e serive 400.