Tech

Rrjedhin specifikat e Fujifilm X-H1

Fotoaparatet Fujifilm janë kryesisht të popullarizuara kur bëhet fjalë për fotografim, por kompania ende nuk i ka ndarë në fushën e bërjes së videove.

Por, Fujifilm është duke punuar për të përmirësuar gjendjen.

FujiAddict zbulon ardhjen e fotoaparatit të ardhshëm Fujifilm, i quajtur X-H1, i cili vjen me IBIS (in-body image stabilization), 4K video @ 30fps, HD video @ 120fps, monitor LCD, mbajtës më të mirë dhe rezistencë ndaj pluhurit dhe kushteve atmosferike, transmeton KosovaPress.

Pajisja për nga dizajni përkujton në Fuji GFX, por do të jetë më i vogël se sa modeli X-T2.

Gjithashtu, sugjerohet se fotoaparati do të kushtojë ndërmjet 1900 deri 2000 dollarë, por mbetet e panjohur nëse kjo ka të bëjë vetëm me trupin, apo nëse përfshin edhe objektivin.