Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagram prezanton risinë e tij të fundit, është shumë spektakolare

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi për të afruar sa më shumë përdorues.

Instagram, rreth një vit më parë na surprizoi me “stories”, foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë. Por me risinë më të fundit “stories” do të arkivohen automatikisht pas 24 orësh, transmeton NOA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikacioni ka bërë të njohur për publikun 2 përditësimet më të fundit duke lejuar përdoruesit të ruajnë fotot e tyre dhe të lejojnë profilet që dëshirojnë të shikohen nga miqtë.

Për të aksesuar stories, përdoruesit duhet të klikojnë në ikonën Archive në profilin e tyre. Nga këtu , mund të aksesoni postimet e vjetra dhe ato të reja.

Për të krijuar një “highlight” përdoruesit duhet të klikojnë tek rrethi “New” në të majtë të platformës. Më pas,mund të zgjedhin një prej fotove nga arkiva, selektojnë kopertinën dhe e emërtojnë atë.

Në këtë mënyrë, highlight shfaqet në formën e një rrethi në profil e cila ruhet si një “storie” e vetme. Këto karakteristika janë të aksesueshme në versionin 25 iOS ose Android.