Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nintendo dyfishon prodhimin e konzolës së re

Pas raportimeve se konzola e re Nintendo Switch po bëhet fort popullore, Nintendo ka dyfishuar prodhimin e kësaj konzole për të plotësuar kërkesat e shumta për të.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, Nintendo synon të prodhojë tetë milionë konzole Switch deri në prill, por kjo shifër pritet të ndryshojë. Nintendo ka në plan prodhimin e 16 milionë konzolave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nintendo po shpreson se me pajisjen e re të realizojë shitje të mëdha dhe konzola Switch të tejkalojë shitjet e Wii U.

Që prej vitit 2012 Nintendo ka shitur vetëm 13.5 milionë njësi të Wii U.