Tech

Mësohet data e lansimit të Samsung Galaxy S9/S9+

Samsung Galaxy S9 do të lansohet së shpejti.

Sipas “Bloomberg”, Androidi i ri i gjigantit korean do të njoftohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Thuhet se Samsungu do të zbulojë dy versione: Galaxy S9 dhe S9+, siç ka bërë në dy vitet e fundit me S7 dhe S8.

Celularët e rinj do të vijnë me sistem të ri kamerash dhe do të lansohen në muajin mars. Ka zëra se dizajni i tyre është shumë i ngjashëm me ato S8 dhe S8+, transmeton tch.

Edhe pse po bëhet gati për Galaxy S9, kjo nuk e përjashton mundësinë që Samsungu të prezantojë edhe të shumëpriturin Galaxy X në muajt e parë të vitit të ardhshëm.