Themeluesi i Facebokut, Mark Zuckerberg, ka publikuar një letër të gjatë ku ka sqaruar vizionin e tij për të ardhmen e rrjetit më të madh social.
Zuckerbergu thotë se Facebooku synon të përmirësojë jetën e njerëzve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetra e tij është me rreth 6000 fjalë, por pikat kryesore i ka ndarë “businessinsider”.
• Facebook kujdeset që të bashkojë njerëzit në botë edhe fizikisht, jo vetëm në internet. Një miliard përdorues të Facebookut janë anëtarë aktivë të grupeve, dhe Zuckerberg e sheh këtë si një mënyrë që të ndihmojë në ndërveprimin e njerëzve në botë.
• Facebook sheh përgjegjësi që të ndihmojë njerëzit të kenë siguri. Karakteristikat si “Safety Check” që i lejon përdoruesit të shënojnë veten si të sigurtë gjatë një tragjedie, janë të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë. “Në të ardhmen, ka edhe më shumë raste kur komuniteti ynë duhet të jetë në gjendje për të identifikuar rreziqet që lidhen me shëndetin mendor, sëmundjet apo krimin”, ka shkruar Zuckerberg.
• Roli i Facebookut është që të mbajë njerëzit të informuar. “Është përgjegjësia jonë që të plotësojmë efektet e mira dhe të zbusim ato të këqijat”, ka shkruar ai. Kjo duket si një thirrje e lartë kundër lajmeve të rreme që Facebooku është përpjekur ta luftojë këta muajt e fundit.