Tech

Sam, politikani robot që do kandidojë në 2020

Një politikan që nuk i harron premtimet, me të cilin mund të flasësh kur të duash dhe që është në gjendje të analizojë problemet e çdo fushe, të gjejë zgjidhje që respekton kërkesat e të gjithëve.

Fantashkencë? Jo, thjesht një zhvillim teknologjik.  Me këtë qëllim lindi në Zelandën e Re Sam, roboti politikan që do të revolucionarizojë jetën e qytetarëv, dhe pse jo të kandidojë në zgjedhjet e 2020.

Kush është Sam?
Ka pak muaj jetë dhe tashmë flet me përdoruesit vetëm përmes çatit të Facebook, Messenger. Përgjigjet për një paketë të përcaktuar pyetjesh që i përkasin tematikave kryesore politike, si emigracioni, shëndeti, ambienti madje pyetet edhe për kuptimin e fjalës “demokraci”.

Sam i vendos algoritmet në shërbim të të mirës së komunitetit, për të arritur atje ku qënia njerëzore nuk mundet. Siç shpjegon Sam në çat: “Kam një memorie të pafundme, nuk mund të injorojë apo harrojë atë që më kërkohet. Ndryshe nga një politikan njerëzor, unë jam në gjendje të konsideroj pozicionin e të gjithëve e të marr vendime më efikase e më të drejtë pa paragjykime”.