Tech

Honor prezantoi dy telefona të ri

Honor paraqiti dy telefona të ri të mençur View 10 dhe 7X.

View 10 posedon procesor me inteligjencë artificiale, i cili mundëson fotot më të mira dhe e bën përdorimin e pajisjes më të lehtë dhe të thjeshtë.

Pajisja ka ekran 6 inç HD, dy kamera të pasme prej 16 dhe 20 MP, 6 GB RAM, kamera e përparme me 13 MP, bateri 3650 mAh.

Po ashtu, kjo pajisje ka teknologjinë 3D Facial Animation dhe monitoron shprehjet e fytyrës, transmeton KP.

View 10 do të jetë në dispozicion në ngjyrë blu dhe të zezë. Shitja fillon më 8 janar me një çmim prej 510 eurosh.

Honor po ashtu paraqiti modelin 7X me një ekran 5.93 inç nga skaji në skaj. Kjo pajisje gjithashtu ka dy kamerat e pasme 16 MP me fokus automatik. Pajisja ka 4GB RAM dhe bateri 3,340 mAh, e cila mund të zgjasë më shumë se një ditë me një mbushje.

Çmimi i kësaj pajisjeje është 306 euro dhe tashmë është në dispozicion në treg.