Për përdorim të diplomacia dixhitale Shqipëria në vendin 31, Kosova 68

Për përdorim të diplomacia dixhitale Shqipëria në vendin 31, Kosova 68

07 dhjetor 2017 10:32

Shqipëria ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, duke u ngjitur nga vendi i 43-të, në vitin 2016, në të 31-tin në sondazhin e kryer nga “Twiplomacy”.

Lajmi është bërë i ditur ditën e mërkurë, gjatë konferencës së zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, me temë “Diplomacia në moshën e algoritmit”.

Në sondazh janë 209 vende pjesëmarrëse në total, në të cilat janë kryer hulumtime mbi përdorimin e diplomacisë dixhitale.

Kjo rritje në pozicion për Shqipërinë shënon një kthesë të rëndësishme për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale.

Ndërkohë, edhe Kosova ka pësuar përmirësim, por vetëm me 3 vende, duke u ngjitur nga ai i 71-të në të 68-in, në renditjen që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca.

Në dhjetëshen e parë janë edhe Rusia, Vatikani, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Izraeli dhe Holanda.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme