Specifikat e Galaxy J5 Prime (2017)

Specifikat e Galaxy J5 Prime (2017)

05 dhjetor 2017 11:29

Samsung Galaxy J5 Prime i ri është shfaqur në FCC javën e kaluar, duke konfirmuar lansimin e menjëhershëm të telefonit.

Tani, janë shfaqur edhe specifikat e këtij telefoni, transmeton Koha.net. Galaxy J5 Prime (2017) do të ketë procesor 1.4 GHz Exynos 7570 me katër bërthama Cortex-A53 dhe 3 GB RAM memorie.

Gjithashtu, do të vijë edhe me 16 GB të memories së brendshme me mundësi zgjerimi. Telefoni do të ketë ekran 5-inç IPS LCD në vend të AMOLED me qëllim që të mbajë çmimin e ulët.

Image

Kamerën kryesore do ta ketë prej 13 megapikselë, ndërsa ajo për selfie pritet të jetë prej 8 megapikselë. Nën butonin “Home”, në pjesën e përparme, është i vendosur edhe skaneri për gishtërinj.

Samsung Galaxy J5 Prime (2017) do të punojë me sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat si dhe do të ketë baterinë prej 2,500 mAh.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme