Tech

Nokia 9 dhe gjenerata e re e Nokia 8 arrijnë muajin e ardhshëm

Descriptive Text

Së fundmi është përfolur shumë në lidhje me telefonin e ardhshëm të Nokias, 9, dhe tani sipas një raporti të ri nga Kina thuhet se kjo pajisje do të lansohet zyrtarisht muajin e ardhshëm.

HMD Global do të mbajë një ngjarje më 19 janar, në Kinë, dhe Nokia 9 do të jetë ylli i ngjarjes, transmeton Koha.net. Po ashtu, në të njëjtën ngjarje do të lansohet zyrtarisht edhe gjenerata e ardhshme e Nokia 8.

Të dy modelet do të jenë në dispozicion për tregun kinez në fillim. Sa i përket çmimit, Nokia 9 në version 6GB/64GB do të kushtojë rreth 560 dollarë dhe në version 6GB/128GB rreth 635 dollarë.

Sipas raportimeve të mëparshme, Nokia 9 pritet të vijë me ekran 5.5-inç QHD. Të dy modelet thuhet se do të kenë ekranin me raport prej 18:9, procesor Snapdragon 835 SoC, kamerën kryesore të dyfishtë dhe do të kenë certifikatën IP67 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Nuk do të kenë portin 3.5 mm për kufje.