Së shpejti OnePlus 5T në version Star Wars

Së shpejti OnePlus 5T në version Star Wars

02 dhjetor 2017 22:57

Kompania e njohur OnePlus gjatë ngjarjes “Comic Con India”, e cila është mbajtur në Indi, ka zbuluar versionin Star Wars Limited Edition për modelin OnePlus 5T.

OnePlus 5t Star Wars Limited Edition pritet të lansohet këtë muaj, ndoshta me lansimin e filmit më të ri të Star Warsit: The Last Jedi, transmeton Koha.net. Ky film do të debutojë më 15 dhjetor. Po ashtu, ky telefon pritet të jetë ekskluziv për Indi.

Versioni Star Wars Limited Edition do të vijë me ngjyrë të re, ku pjesa e pasme do të jetë me ngjyrë të bardhë dhe me logon “Star Wars” të vendosur në pjesën e poshtme. Pjesa e përparme e telefonit është me ngjyrë të zezë, e po ashtu edhe butonët që gjenden anash.

Për detajet më të hollësishme në lidhje me OnePlus 5T, mund të lexoni KËTU.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme