Huawei përgatit telefonin 2S

Huawei përgatit telefonin 2S

30 nëntor 2017 17:50

Huawei para disa ditëve ka prezantuar modelin Honor V10 dhe tash ka paralajmëruar se do të vijë me një pajisje tjetër të re.

Bëhet fjalë për telefonin 2S, i cili ngjason me modelin Huawei Mate 10 Lite.

Huawei 2S ka ekran 6 inç FHD, kamera 20MP + 16MP në anën e pasme, kamerë për selfie prej 20MP, procesor Kirin 960 dhe 6GB RAM.

Softueri është i bazuar në versionin Android 8.0 Oreo.

Data e publikimit të telefonit të ri të kompanisë Huawei ende nuk është bërë e ditur, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme