Tech

Zbulohen specifikat e telefonit të ri të Sonyt

Descriptive Text

Sony raportohet se është duke u përgatitur për lansimin e versionit të ri të telefonit XZ Premium.

Telefoni i ri Sony Xperia XZ2 Premium, i cili pritet të lansohet në muajin shkurt, raportohet se do të ketë ekran 5.7-inç me rezolucion 4K Ultra HD.

Kjo pajisje do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835 me 4 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Telefoni i ri pritet të operojë me sistemin Android 8.0 Oreo.