Tech

Teknologjia micro-LED e Samsungut debuton në CES 2018

Samsung Electronics pritet të shfaqë televizorët e saj micro-LED vitin e ardhshëm.

Micro-LED konsiderohet të jetë një teknologji e gjeneratës së ardhshme. Me këtë linjë të re, Samsung planifikon të rrisë konkurrencën në fushën e teknologjisë, duke synuar segmentin premium të tregut, transmeton KosovaPress.

Ideja është që eksperienca e kinemasë shtëpiake të zbatohet në televizorë dhe Samsung do të shfaqë një model televiziv prej 150-inç.

Një teknologji e tillë tashmë është duke u përdorur në kinema. Micro-LED tërheq shumë vëmendje si teknologji e ekranit të gjeneratës së ardhshme, me LCD (ekran kristal likuid) dhe OLED.