Tech

Google së shpejti me telefon të ri Android, YouTube Edition?

Descriptive Text

Gjiganti i kërkimit, Google, së fundmi ka lëshuar një sondazh duke i pyetur pronarët e telefonave se si do të ndjeheshin me një telefon të dizajnuar enkas për të bërë YouTuben më të shpejtë dhe më të lehtë.

Lëshimi i sondazhit nuk garanton se telefoni YouTube Edition është duke u punuar, por supozon se diçka është duke u biseduar në Mountain View.

Njëra nga veçoritë e përmendura në sondazh quhet “You Twist”. Kur e ktheni telefonin horizontalisht, do të shihni një listë të videove të YouTubes që do të dëshironit ti shikoni , transmeton Koha.net. Një tjetër veçori e quajtur “You Capture” konsiston në një buton të cilin kur e shtypim do të aktivizojë YouTuben dhe do të fillojë të incizojë videon. Përdoruesit do të mund të krijojnë diçka të ngjashme sikur Instagram Stories e quajtur Creator Connect e cila shfaqet në maje të ekranit të telefonit.

Sipas sondazhit, YouTube Edition (i cili mund të emërohet YouTube Edition nga Android One, YouTube Edition nga LG ose YouTube Edition nga Samsung) do të ketë ekran 6.01-inç me raport të ekranit prej 18:9 dhe rezolucion prej 1080 x 2160 pikselë, procesor 2.2 GHz, 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,700 mAh. Po ashtu, do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë. Altoparlantët stereo dhe skaneri për gishtërinj do të jenë të përfshirë.

Sa i përket ngjyrave, YouTube Edition do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe, ndërsa sa i përket çmimit ai do të kushtojë rreth 360 deri 400 dollarë.

Image

Në sondazh është përfshirë edhe një fotografi e telefoni duke treguar se si mund të duket ai, përcjell Koha.net. Po ashtu, YouTube Edition në sondazh është krahasuar me Apple iPhone SE, Apple iPhone 6, Sony Xperia XA1 dhe Samsung Galaxy A5.

Mbetet të shohim nëse Google do ta realizojë në të vërtetë këtë projekt.