Tech

Nokia 8 përditësohet me sistemin më të ri Android 8 Oreo

HMD Global ua ka bërë të qartë konsumatorëve se ka në plan të përditësojë të gjitha telefonat e rinj Nokia për të paktën dy vitet e ardhshme dhe me këto premtime, edhe telefoni me buxhet të ulët Nokia 3 do të përditësohet me platformën Oreo deri në fund të vitit.

Përveç përditësimeve të parashikuara të modeleve më të dobëta të Nokias, duhet të theksohet se zyrtarisht ka filluar përditësimi në sistemin e fundit Oreo për Nokia 8.

Ky informacion është konfirmuar në Twitter nga kreu i HMD Global, Juho Sarvikas. Sipas tij, kompania do të përditësojë Nokia 8 me sistemin më të ri operativ duke filluar nga dita e sotme, transmeton ksp.

Aktualisht është e paqartë kur telefonat e tjerë të Nokias do të marrin një përditësim, por pritet që kjo të bëhet deri në fund të vitit 2017.