Tech

Lansohet tableti Lenovo Moto me çmim 250 euro

Lenovo sot ka lansuar tabletin e ri të quajtur Moto.

Lenovo Moto ka ekranin 10.1 inç me rezolucion 1920 x 1200 pixel, ndërsa ka procesorin Snapdragon 625 SoC, 2GB RAM e 32GB hapësirë në memorie të integruar, transmeton Koha.net.

Tableti kamerën nga pas e ka 8 megapixel, ndërsa ata nga para 5 megapixel, baterinë 7,000 mAh, sistemin operativ Android Nougat e sensorin gjurmë të gishtërinjve.

Lenovo Moto mund të blihet nga sot me çmim prej 250 euro.