Tech

Hakohet Twitter, bëni këta hapa që të mbroheni

Descriptive Text

Të mërkurën në mëngjes, disa llogari në Twitter ishin sulmuar, madje shumë të famshme, duke shfaqur kryqe naziste, transmeton koha.net.

BBC North Amerika, Amnesty International e edhe ajo e Parlamentit Europian ishin disa nga llogaritë në Twitter të cilat janë hakuar.

Sipas një postimi zyrtar të Twitter, kjo kompani ka identifikuar një problem i cili është shkaktuar nga një aplikacion i palës së tretë, i cili ka prekur disa nga përdoruesit e tyre, por nuk kanë specifikuar nëse ky problem ishte i lidhur direkt me sulmin.

“Gizmodo” ka raportuar se ky hakim ishte i lidhur me një aplikacion të analitik i palës së tretë, i quajtur “Twitter Counter”.

Ky hakim është një arsye e mirë për të hedhur një sy llogarisë suaj në Twitter, dhe të shikoni se cili aplikacion i palës së tretë ka qasje në të, transmeton koha.net.

Për ta bërë këtë, klikoni mbi fotografinë e profilit, e cila gjendet lartë në të djathtë, dhe shkoni në “Cilësimet dhe Privatësia” (Settings and Privacy), pastaj shkoni poshtë deri të ju shfaqet ‘apps’, pastaj klikoni në të.

Aty do të ju shfaqen aplikacionet e jashtme, të palës së tretë, që kanë qasje në llogarinë tuaj.

Nëse shihni ndonjë aplikacion, të cilin nuk jeni duke e përdorur më, ndalini qasjen në llogarinë tuaj, (Revoke Access).

Për shembull, nëse në llogarinë tuaj ende ka qasje TwitPic, i cili është mbyllur në vitin 2014, duhet t’i ndaloni atij qasjen, dhe para se t’i lejoni qasje ndonjë aplikacioni të palës së tretë në llogarinë tuaj në Twitter, duhet të siguroheni se ai është legjitim.

{gallery}