Huawei do të prezantojë pajisjen e segmentit të mesëm, i cili do të jetë pasues i telefonit Nova 2, me emrin Huawei Nova 3.
Pajisja sjell përmirësime të dukshme në krahasim me pararendësin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot kanë rrjedhë fotografitë nga Kina që tregojnë telefonin e paparalajmëruar Huawei Nova 3.

Bëhet fjalë për telefonin e mençur me procesor Kirin 670, 3 ose 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, transmeton ksp.
Pajisja do të ketë ekran 5.93 inç me rezolucion 2160 x 1080 piksel, sistem të ri operativ Android Oreo dhe bateri prej 3340 mAh.
Telefoni i mençur do të dalë në treg kah fundi i viti me çmim prej 450 dollarësh.
