Tech

Xiaomi lanson versionin e ri të Mi Note 3 me çmim të lirë

Fableti i avancuar i kompanisë Xiaomi, Mi Note 3, zyrtarisht është lansuar muajin e kaluar në dy versione: 6 GB RAM/64 GB memorie të brendshme dhe 6 GB RAM/128 GB memorie të brendshme, si me çmim prej 350 dollarë për të parin dhe të dytin prej 410 dollarë.

Megjithatë, edhe pse këto çmime për dikë janë të larta Xiaomi tani ka lansuar një version të ri me çmim më të ulët me qëllim që të tërheqë klientët, transmeton Koha.net.

Versioni i ri i Mi Note 3 vjen me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Çmimi i këtij versioni të ri është rreth 300 dollarë dhe do të jetë në dispozicion vetëm me ngjyrë të kaltër nga 23 nëntori. Për më tepër, është i njëjti Mi Note 3.

Image