Samsung Galaxy C7 përditësohet në Android Nougat

Samsung Galaxy C7 përditësohet në Android Nougat

19 nëntor 2017 12:55

Një numër i madh i pajisjeve të kategorisë së mesme kanë nisur të përditësohen në platformën Nougat, dhe tash është në radhë Samsung Galaxy C7.

Përditësimi “peshon” 1142 MB dhe sjell një përvojë më të mirë për përdoruesit, si dhe funksione të shumta, transmeton ksp.

Njëra nga përmirësimet që vjen me përditësimin ka të bëjë me Always-On display, funksionin Multi-window dhe menynë e ridizajnuar.

Aplikacionet në Galaxy C7 në sistemin e ri do të instalohen dukshëm më shpejt dhe në kuadër të përditësimit do të arrijnë edhe arnimet e reja të sigurisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme