Shfaqen detajet për Galaxy A5 dhe A7 për 2018-ën

Shfaqen detajet për Galaxy A5 dhe A7 për 2018-ën

19 nëntor 2017 11:00

Telefonat e ardhshëm të gjigantit të teknologjisë, Samsung, Galaxy A5 (2018) dhe Galaxy A7 (2018) para disa ditësh janë certifikuar nga FCC (Komisioni Federal i Komunikimit) në SHBA, ndërsa tani janë certifikuar edhe nga Wi-Fi Alliance.

Raportohet se të dy këta telefonat e ardhshëm të Samsungut do të vijnë me ekran Infinity, procesor Exynos 7785, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, pritet që ato të punojnë me sistemin operativ Android 7.1.1 me ndërfaqen e përdoruesit të Samsungut, Experience.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme