Honor 6A debuton edhe në Evropë

Honor 6A debuton edhe në Evropë

18 nëntor 2017 23:29

Honor 6A (Kinë) ose Holly 4 (Indi) ka debutuar në Evropë, më saktësisht në Itali. Në Evropë ai do të quhet Honor 6A Pro.

Honor 6A Pro vjen me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, pjesën e pasme nga metali, hapësirë për dy SIM kartela, si dhe me sensorin për gishtërinj, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, 6A Pro vjen edhe me ekran 5-inç me rezolucion prej 720 pikselë, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, procesorin Snapdragon 430, si dhe me baterinë prej 3,020 mAh.

Sa i përket çmimit, Honor 6A Pro pritet të kushtojë rreth 150 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme