Nokia rilanson orën Steel HR

Nokia rilanson orën Steel HR

15 nëntor 2017 19:37

Ora Withings Steel HR janë rilansuar në markën e Nokias, transmeton Koha.net.

Kjo orë tani mund të porositet online ndërsa dërgesat e para do të fillojnë para festave të fundvitit.

Ora me pamje klasike ka sensorin për matjen e të rrahurave të zemrës dhe një sensor që tregon gjatësinë e ecjes dhe kaloritë e djegura.

Ora mund të lidhet edhe me smartfonë përmes Bluetooth, me të cilin përdoruesit njoftohen për thirrjet, mesazhet e ngjarjet.

Nokia Steel HR është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi.

Bateria e kësaj ore ka jetëgjatësi deri në 25 ditë me përdorim normal e 5 ditë në menynë sportive.

Steel HR ka dal në shitje për 190 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme