Dritat LED shkaktojnë probleme në kamerën e Google Pixel 2

Dritat LED shkaktojnë probleme në kamerën e Google Pixel 2

15 nëntor 2017 17:56

Google së fundmi ka lansuar telefonin Pixel 2 dhe deri më tani është raportuar për shumë probleme të kësaj pajisje.

Fillimisht u raportua se telefoni ka probleme në ekran dhe në zërim, derisa tani është zbuluar një tjetër problem që ka të bëjë me kamerën, transmeton Koha.net.

Problemi i kamerës së Google Pixel 2 ndodh kur është duke incizuar me dritat LED në prapavijë. Kjo ndodh edhe gjatë realizimit të fotografive të cilat kanë në prapavijë këtë dritë.

Ky problem është raportuar te Google dhe është duke e hetuar problemin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme