Kompania Apple do të punojë në rregullimin e softuerit të telefonave të vet iPhone X, pas raportimeve se ekrani i tyre ka përgjigje negative ndaj kushteve të ftohta.
Aktualisht nuk ka kurrfarë informacione lidhur me vijën vertikale të gjelbër, e cila paraqitet në disa nga ekranet e këtij modeli, transmeton ksp.
Përgjigjja vjen pasi që shumë përdorues lajmëruan parregullsi në ekran dhe njëri nga përdoruesit tha se iPhone i tij ka ndaluar së punuari tre sekonda gjatë temperaturës -2 Celsius.
Lexoni edhe:
Apple njoftoi se të gjitha pajisjet e iPhonet mund të funksionojnë si duhet në temperatura prej 0 deri 35 gradë Celsius.
Kushtet e temperaturave mund të ndikojnë në sjelljen e pajisjes për të rregulluar temperaturën e tij.
Vitin e kaluar portali NetEase Inc kishte testuar gjashtë modele të ndryshme të telefonave, në mesin e të cilëve ishin iPhone 6, iPhone 6s, iPhone 5, Xiaomi dhe Huawei.
Gjatë testimit u konstatua se iPhone 6 ndalon punën i pari në temperaturën zero gradë Celsius për gjithsej 29 minuta, derisa Huawei Mate 8 shpenzon më së shumti fuqi në këtë temperaturë.
-
14 nëntor 2017 12:41
-
Shpërndaje në: